Një i ri, i cili do që të duket si “alien me ngjyrë”, ka hequr hundën dhe ka prerë pjesën e sipërme të buzës në mënyrë që të arrijë qëllimin e tij.
Anthony Loffredo ka çarë edhe gjuhën, ndërkohë që të gjithë trupin, duke përfshirë edhe sytë, e ka bërë me tatoo si pjesë e projektit të tij për t’u dukur si alien.
32-vjeçari francez e hoqi hundën në Spanjë pasi në vendin e lindjes kjo gjë është e palejuar. Loffredo ka modifikuar trupin deri në atë pikë saqë tashmë ka edhe vështirësi në të folur.
Po ashtu në kokë ai ka bërë disa gunga. Loffredo është shprehur se tashmë ëndërron që të heqë lëkurën dhe ta zëvendësojë atë me metal.
Sfida e radhës për të riun është modifikimi i krahëve, këmbëve, gishtave dhe pjesës së prapme të kokës. Pavarësisht vështrimit të njerëzve, “alieni” thotë se nuk e ka problem tërheqjen e vëmendjes.