I riu kërceu binarët e metrosë në Çikago për të shpëtuar burrin që kishte rënë në hekurudhën elektrike, shpërblehet me një makinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 20-vjeçar nga Çikago po konsiderohet si një hero pasi ai u hodh në aksion për të shpëtuar jetën e një burri që ra në hekurudhën elektrike të metrosë, që mund ti sillte dhe vdekjen. Anthony Perry, 20 vjeç, u nderua në një ceremoni të mërkurën nga një udhëheqës i komunitetit lokal, i cili i dha atij një makinë të re për heroizmin e tij.

Dhe Perry ka rrëfyer momentin kur i shpëtoi jetën burrit: “Nuk mendoj se po mendoja se çfarë mund të më ndodhte në atë moment. Ndjeva pak tronditje. E ndjeva në të gjithë trupin tim, dhe më pas nuk e lashë që të më ndalonte (të veproja)”.

Siç bëjnë të ditur mediat, ngjarja ka ndodhur në orën 15:30 të dielën në stacionin 69th Street Red Line CTA në lagjen Greater Grand Crossing në Çikago.

Sipas autoriteteve në Çikago, burri ra në hekurudhë pas një sherri me një udhëtar tjetër ndërkohë që pamjet tronditëse tregojnë trupin e burrit duke “u dridhur” teksa energjia elektrike i përshkon trupin.

Share This Article