I riu nga Kosova krijon një video interesante, janjeva shndërrohet në vend lufte për Counter-Strike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Krijuesi i videove Fitim Sopjani, ka realizuar një video animacion nga Janjeva e Lipjanit. Ai e ka bërë të duket si reale lojën Counter-Strike, ku edhe shpesh ky vend është përmendur për ngjashmërinë me vendin e njohur Cs Italy nga kjo lojë.

Video lojëra Counter Strike ishte dhe vazhdon të mbetet njëra nga video lojërat më të luajtura nga të rinjtë në internet.

Në Counter Strike ka edhe hapësira në të cilën zhvillohet loja. Njëra nga vendet më të njohura është edhe Cs Italy. E lidhur me këtë është komentuar në rrjetet sociale se një pjesë e fshatit Janjevë ka ngjashmëri të njëjtë me vendin e lojës.

Vendet janë thuajse të ngjashme, ku të dy kanë dy rrugica të ngushtë dhe në fund të tyre shihet edhe kisha.

Ndërkaq krijuesi i videove Fitim Sopjani, ka realizuar një animacion në Janjevë, ku shihen pamje të “luftës” si në Counter Strike.

“Counter Strike në jetën reale. Mapi cs_ital”, ka shkruar ai në Facebook.

Më poshtë video e krijuar.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffitimsopjanii%2Fvideos%2F3928466077170528%2F&show_text=0&width=476
Share This Article