I riu shqiptar në Gjermani shkruan një letër lamtumire dhe zhduket

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një i ri shqiptar ka humbur prej dy ditësh në Gjermani dhe familjarët janë tepër të shqetësuar për të.

Valentin Volaj, 23-vjeç, ka dalë nga banesa ku jeton në Bremen, më datë 9 nëtor rreth orës 4 të mëngjesit dhe ende s’është kthyer.

Ai është i gjatë 1.75 cm, ka flokë të zeza dhe sy ngjyrë kafe. Ditën që është larguar nga shtëpia mbante veshur një xhup të kuq, xhinste të errëta dhe atlete të zeza.

Ai ka lënë shtëpi të gjitha sendet personale, celularin dhe paratë, si dhe një letër lamtumire për familjarët, pasi kohët e fundit vuante nga depresioni dhe po kalonte një periudhë stresuese në jetë.

I riu nuk është person problematik, prandaj familjarët kanë frikë se atij mund t’i ketë ndodhur ndonjë gjë.

Ata kanë bërë denoncim në policinë gjermane dhe kërkesë për ndihmë në ambasadën shqiptare, ndërkohë që po e kërkojnë kudo në zonën Sodenmattsee (Huchting).

Nëse dikush e ka parë Valentinin ose e sheh, të kontaktojë në numrin +4917621870112
ose të shkojë direkt në polici.

Share This Article