I riu shqiptar shkakton kaos në rrugët e Peruxhias, ndjekje e çmendur policore si në filma

albnews
By
1 Min Read

Një 21-vjeçar shqiptar ka shkaktuar kaos nëpër rrugët e Italisë teksa refuzoi t’i nënshtrohej një kontrolli dhe i dha gaz makinës së tij duke drejtuar si i çmendur dhe rrezikuar kalimtarë dhe oficerë.

I dyshuari përpiqej t’i shpëtonte arrestimit pasi në mjet kishte një sasi kokaine. Aksioni u krye në zonën e  San Sistos, teksa pas arrestimit gjatë ndjekjes së rrezikshme, iu gjetën tetë pako drogë të fshehura në sedilen e shoferit.

Gjykata e Peruxhias konfirmoi arrestimin e të riut. Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të mbipopulluara, me shoferët e tjerë që u detyruan të frenonin dhe ndalonin për të shmangur përplasjet e dhunshme.

Ndjekja zgjati vetëm disa qindra metra. Oficerët arritën ta ndalonin automjetin pa asnjë përplasje dhe menjëherë e kontrolluan të riun.

Droga u gjet e futur në një paketë cigaresh, një metodë kamuflimi kjo nga shpërndarësit e lëndës narkotike.

Avokati i shqiptarit po përpiqet të kërkojë një masë të butë sigurie, ndërsa prokuroria po heton për rrjetin e bashkëpunëtorëve.

Share This Article