I riu shqiptar vritet në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 21-vjeçar me origjinë kosovare, banues në Kassel, Gjermani është qëlluar për vdekje në Kassel-Niederzëehren.

Lidhur me këtë vrasje është arrestuar një person si i dyshuar kryesor.

Zëdhënësi i policisë, Torsten Werner dhe zëdhënësi i prokurorisë Andreas Thöne njoftojnë se një burrë 26-vjeçar nga Kassel është nën dyshimin për vrasjen me dashje të 21-vjeçarit. I dyshuari, i cili fillimisht ishte përpjekur të largohej ishte denoncuar nga një dëshmitar.

Policët e arrestuan atë në shtëpinë e tij, ndërsa ata arritën të sekuestrojnë edhe armën me të cilënb dyshohet se i dyshuri kishte kryer vrasjen.

Ndonëse është shoqëruar në komisarit, i dyshuari, një gjerman i lindur në Kassel ende nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment lidhur me ngjarjen.

Viktimat dhe autori i dyshuar krimit thuhet se e kanë njohur njëri-tjetrin më pasrë, referuar informacioneve të policisë. Dyshimet e para janë se motiv i ngjarjes mund të jetë bërë një debat i momentit që ka përshkallëzuar në përdorimin e armës, ku i riu ndërroi jetë në vendngjarje.  

Sipas informacionit të HNA, autori dyshohet se e ka qëlluar viktimën të paktën pesë herë.

Share This Article