Zbardhen detaje nga dosja e Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton një rast të shit-blerjes së organeve për një të ri shqiptar që ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta në një spital të Barcelonës.
Majlinda Sula në dëshminë e saj dhënë për organin e akuzës, ka bërë me dije se vëllai i saj, Saimir Sula ndërroi jetë në 9 maj të vitit të kaluar në Spanjë, ndërsa kishte shkuar atje për një test covid-i.
Ajo tha se tamponi kishte dalë negativ por spitali nuk kishte pranuar që ta nxirrte. Majlinda pohon në dosje se në datën 9 maj kishte marrë një telefonatë nga mjekja, i cili i kishte kërkuar që ajo të paraqitej në spital, ndërsa aty i thanë se vëllait të saj i kishte pushuar zemra.
Sipas saj, vëllait i ishte bërë 2 herë autopsi, ndërsa aty thuhej i ishte bërë një ampulë Haloperidol dhe më pas i pushoi zemra.
Rrëfimi i plotë i motrës së Saimir Sulës:
Përsa i përket ngjarjes së ndodhur më datë 09/05/2020, ku i ndjeri vëllai im Saimir Sula ka ndërruar jetë në Hospital Del Mar, në Barcelonë, po sqaroj se unë jetoja me të në Spanjë. Hera e fundit që vëllai im ka ardhur në Spanjë në muajin shkurt të 2020-ës. Vëllai im kishte mbi 5 vite që vinte shpesh në Spanjë ku qëndronte me muaj, pasi unë jam rezidente atje prej 20 vitesh.
Gjithashtu vëllai im ka ardhur në Itali në përudhën 2014-2015 kur unë kisha qenë me studime. Herën e fundit që ka ardhur në Spanjë, në muajin shkurt të 2020-ës, gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë. Qëllimi i ardhjes së të ndjerit në Spanjë, ishte pasi jetonte dhe punonte atje. Sqaroj se vëllai im mjekohej me antipsikotik dhe diazepam për gjumë, ishte ish-përdorues i substancave narkotike, mjekim që e ka marrë me shkëputje këto vitin e fundit.
Pra në muajin prill dhe maj, psikiatria e ka ndjekur si rast duke ardhur çdo dite në shtëpi, pra duke e ndjekur rregullisht problematikën e vëllait, Ai vitet e fundit nuk konsumonte më lëndë narkotike, por kishte filluar mjekimin e nevojshëm.
Përsa i përket ngjarjes së ndodhur më datë 9 maj të 2020-ës, uën me datë 8 kam shoqëruar vëllain tim të ndjerë në spitalin Del Mar, pasi kishte pasur temperaturë një ditë më parë rreth 37.5-38. Dhe rreth orës 22:30 lajmëroj ambulancën pasi nuk donte që të shkonte në spital, për ti bërë thjesht një provë Covid-i. E shoqëroj me ambulancë në spital. I bëjnë provën e virusit dhe rezultoi negativ.
Në kartelën e tij shkruhet që; pulmoni është mirë dhe nuk evidentohen shenja të pneumonisë, por hyri në spital me dyshime se mund të kishte COVID. Të nesërmen në mëngjes, rreth orës 12:08 jam telefonuar nga spitali, dhe infermierja më njoftoi se vëllain do ta dërgonin për ti bërë një provë për mushkërinë. Më pas unë telefonoj vëllain tim dhe e vë në dijeni se spitali di ta dërgonte për herë të bërë një provë të mushkërive dhe Saimiri më thotë duke qartë e bërtitur; ‘Majlinda këta po më marrin shpirtin. I thuaj infermieres të më lirojë pak se po vdes’. ‘Ok’ i them se; ‘po vijë aty për pak minuta’.
Pas kësaj bisede me vëllain, unë jam nisur menjëherë për në spital dhe flas me doktori. I them nëse ato kishin dijeni për testin e COVID dhe kërkova të nxirrnin vëllain nga spitali, pasi sëmundja e tij është halucinacione dhe ka shumë frikë nga njerëzit.
I them; ‘Ju lutem më lini të hyjë sa ta shoh një herë sepse e di që ai do të qetësohet’. Por më thonë që për shkak të situatës me COVID nuk mund të hyja në spital. Më japin një numër kontakti për të kërkuar informacion mbi pacientin. Ka qenë ora diku 15:00 e datës 9/05/2020 dhe lë një mesazh vokal duke iu thënë se; ‘jam familjar, më telefononi ju lutem’. Pas dy orësh me telefonojnë dhe më thonë që është dhe se prova e covid ka dalë negative.
Akoma ndeshesha në hyrje të spitalit. I lutem vajzës që po komunikoja në telefon që të lidhesha me mjekun dhe ti thoshte që duhet të lexoja kartelat e vëllait tim, që të kishin parasysh psikozën që ka. Ai kishte frikë nga njerëzit. I lutem vajzës që të më kalonte mjekun ose ti çonte mesazhin tim. Kam insistuar nëpërmjet telefonit që të merrja vëllain vete me qëllim që të kujdesesha në shtëpi. Pasi arsyeja e vajtjes në spital në datë 8 ka qenë pikërisht ajo pak temperaturë që kishte vëllai dhe testi doli negativ. Meqë covidi doli negativ nuk kishte arsye se pse të qëndronte aty.
Vellai merrte mjekim në shtëpi në lidhje me problemet (Halucinacionet) dhe mjekja psikiatre vinte një ditë po dhe një ditë jo në shtëpi. Rreth orës 18:00 më telefonon doktoresha dhe më thotë; ‘Eja në spital’. Shkova duke menduar se do të marrë vëllain në shtëpi. Më thanë se; ‘i pushoi zemra, se dimë, ndoshta kemi bërë ndonjë gabim, por do të çohet për autopsi në mjekësi ligjore në Barcelonë.’.
Pas ngjarjes kam kërkuar një kopje të dokumentacionit, pra kartelën klinike të të ndjerit vëllait tim dhe aty thuhej se; I bëmë një ampulë Haloperidol, i pushoi zemra në pak sekonda. Nuk e dimë arsyen pse’. Më datë 11 apo 12 maj të 2020-ës në Mjekësinë Ligjore në Barcelonë marr kopjen e autopsisë preliminare, ku nuk përcaktohet përfundimisht shkaku, por pritet për një autopsi tjetër. Thonë që janë marr mostra të mushkërisë, mëlçisë, zemrës dhe priten analizat e toksikologut.
/Balkanweb