I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Itali i riu shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia italiane ka vënë në pranga një 28 vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit të Tiranës

Efektivët e policisë rrugore, ndaluan rastësisht një kamion për kontroll rutinë, ndërsa brenda tij ishin dy persona.

Një prej tyre nisi të shfaqej nervoz, duke ngjallur dyshime tek efektivët e policisë.

Pas kontrollove, personi rezultoi se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar në SHqipëri me 7 vite burg për trafik droge.

Pas arrestimit, ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërinë, ku edhe do të vuajë dënimin.

Share This Article