ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë 5 hours ago
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër 5 hours ago
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A 5 hours ago
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së 5 hours ago
Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri 68-vjeçari

albnews by albnews
20 March, 2024
in Shqiperia
0
I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri 68-vjeçari
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një 68-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania në vendin tonë pasi ishte i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. 68-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit.

Gjithashtu është ekstrafuar drejt Italisë një 29-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve ku dhe është dënuar me burg.

RelatedPosts

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

Njoftimi i plotë:

Interpol Tirana / Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës me partnerët ndërkombëtarë, ekstradohen 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. -Ekstradohet nga Gjermania, 68-vjeçari që tentoi të vriste një shtetas, më datë 08.02.2024. -Ekstradohet drejt Italisë, një shtetas i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht: -si rezultat i bashkëpunimit me Interpol ëiesbaden, Gjermani, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar:

S. K., 68 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 11.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Shtetasi S. K. akuzohet se më datë 08.02.2024, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin S. B. Shtetasi S. K. është lokalizuar dhe kapur në Gjermani, si rezultat i operacionit të përbashkët, të koduar “Koordinimi”.

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar: G. H., 29 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 09.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Shtetasi G. H. është lokalizuar dhe kapur në Durrës, më datë 07.11.2023, gjatë operacionit policor të koduar “Vendndodhja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

6 November, 2025
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

6 November, 2025
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

6 November, 2025
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result