I shpallur në kërkim për trafikim droge, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari nga Dibra, përgatitet ekstradimi drejt Spanjës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 25-vjeçar nga Dibra i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle ka përfunduar në pranga pasi u kap nga policia e Tiranës.

Raportohet se i riu Geraldo Skënderi ishte shpallur në kërkim nga Spanja pasi ishte dënuar në mungesë për trafikim droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

Sakaq, Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Share This Article