Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se është i shqetësuar se si mund të parandalohet një katastrofë, pasi Rusia sulmoi centralin më të madh bërthamor në Europë. Në një intervistë për italianen La Repubblica, Johnson tha: “Ukraina ka centrale të tjera dhe ka padyshim vende të tjera të mbetjeve radioaktive bërthamore”.
“Një ndër gjërat që duhet të marrin në konsideratë është sesi duhet të punojmë së bashku për të parandaluar një katastrofë të tillë. Nuk besoj se përgjigjet janë të thjeshta, por duhet të punojnë për to”, tha Jonhson.
Në një intervistë të gjatë për krizën në Ukrainë ai tha se Vladimir Putin ka humbur kontaktin me realitetin duke shtuar: “Kam arritur në konkluzionin se duhet të dështojë”.
Johnson tha po ashtu se ka pak gjasa që konflikti mund të zgjidhet pa ndërhyrjen e Amerikës.
“Historia na ka mësuar, që prej 1914-s, me Bosnjen dhe përtej, fatkeqësisht, se konfliktet me të ashpra nuk zgjidhen pa matjen e interesit të Amerikës dhe lidershipit. Kjo do të jetë po ashtu shumë-shumë e rëndësishme”.
Kryeministri britanik po ashtu tha se nuk kishte plane për të dërguar trupa në zonën e konfliktit: “Do të përpiqemi ta kthejnë situatën në favor të viktimave, por mendoj se aktualisht nuk ka vend europian që unë njoh që po konsideron të dërgojë trupa në atë teatër konflikti. Ky është realiteti”.