“I shumëpritur dhe i merituar!”- Kosova pa viza në Schengen, ministri Hasani: Një hap i vonuar, por i dobishëm për të dhe gjithë rajonin e BE-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka uruar Kosovën me rastin e liberalizmit të vizave, i cili u mundëson qytetarëve të saj hyrjen e tyre në zonën Schengen.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani shprehet se kjo ngjarje ishte e vonuar, por që ngelet e dobishme për Kosovën dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor e BE-në.

“E sotmja është një ditë e mirë për Kosovën, pasi qytetarët e saj më në fund kanë filluar të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, i shumëpritur dhe i merituar, me Bashkimin Evropian.

Një hap i vonuar, që nuk është  i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Gëzuar Vitin e Ri Kosovë”, shkruan Hasani.

Share This Article