“I thashë familjarëve të më linin të vdisja”, aktori kujton aksidentin që pësoi me fadromën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jeremy Renner pësoi një aksident të rëndë me një fadromë kur po pastronte borën nga oborri i banesës së tij. Që nga dita e atij aksidenti, 1 janar, aktori që interpreton “Hawkeye” ka kryer shumë operacione për të rregulluar 30 kockat e thyera nga fadroma që e zuri poshtë.

Tashmë, në një intervistë për “ABC News”, Renner kujton ato momente të tmerrshme: “Ishte gabim i imi dhe pagova për atë gabim. Isha i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës.

Shikoja makinerinë sipër meje dhe vetë isha mbi asfalt dhe akull. Ishte sikur dikush më zuri frymën. Nuk ndjeva dhimbje pasi shumë gjëra po i ndodhnin në moment trupit tim, por ishte sikur të dhimbte shpirti”.

Më tej, duke kujtuar plagët që mori, aktori tregon:

“Mund të shikoja syrin tim me syrin tjetër. Fytyra më ishte shkatërruar. Në ditët e para në spital, i shkruaja familjarëve të mi që të mos më linin të jetoja i intubuar. I thashë qartë që nëse jeta ime do të varej nga një makineri, nga ilaçe dhe qetësues, të më linin të vdisja”.

Share This Article