I theu telefonin tifozit, Cristiano Ronaldo reagon zyrtarisht për incidentin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Humbja ndaj Evertonit i dogji jo pak Cristiano Ronaldos, që duke dalë nga fusha e “Goodison Park”, humbi toruan nga vërshëllimat e tifozëve dhe njërit prej tyre i theu edhe telefonin.

Megjithatë videoja u bë shpejt virale dhe ylli portugez u detyrua të bëjë një reagim publik, ku kërkoi ndjesë dhe ftoi tifozin të cilit i theu telefonin, që të shkojë të ndjekë një ndeshje në “Old Trafford”.

“Është e vështirë të kontrollosh emocionet në momente të vështira si ky që po kalojmë ne.

Megjithatë duhet të jemi gjithmonë të respektuar e të duruar me tifozët, në mënyrë që të japim një shembull pozitiv te të rinjtë që e duan futbollin.

Dua të kërkoj falje për reagimin tim dhe të ftoj atë fans që të vijë të ndjekë një ndeshje në ‘Old Trafford’, si shenjë e sportivitetit”, tha portugezi.

Share This Article