I ulur si deputet i thjeshtë! Ahmetaj zbret nga kabineti, akomodohet mes kolegëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Seanca e posaçme parlamentare për ndryshimet në qeveri ka nisur ndryshe për Arben Ahmetajn. Sot, Ahmetaj ka zbritur nga kabineti dhe është ulur në Kuvend si një deputet i thjeshtë. Ai është ulur në krah të sekretarit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Në këtë seancë do të votohet shkarkimi i zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe emërimi në këtë post të Belinda Ballukut. Kjo seancë nuk do të shoqërohet me debat. Pavarësisht kërkesës së bërë nga Partia Demokratike disa ditë më parë, Kuvendi e rrëzoi duke mos pranuar debatin.

Share This Article