I vdes gruaja e italianit që i këndonte serenada para spitalit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fotografia e italianit 81 vjeç, Stefano Bozzini, duke i rënë fizarmonikës në rrugë, para spitalit ku ishte gruaja e tij, i mori zemrat e njerëzve anembanë botës.

Bashkëshortja e tij, Carla Sacchi, u lirua nga spitali afër Piacenzas para disa ditëve, por ajo vdiq në shtëpi, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse ajo nuk ishte infektuar me koronavirus, rregullat e spitaleve ia pamundësonin bashkëshortit të saj që ta vizitonte në dhomën ku ishte duke qëndruar.

Djemtë e plakut i kishin pyetur udhëheqësit e spitalit nëse babai i tyre mund t’i këndojë disa këngë për nënën e tyre që t’ia ofrojnë së paku pesë minuta lumturi.

“Ishte ditë me diell, do të dëshira të luaj muzikë më gjatë, tërë ditën”, tha Bossini për një gazetë italiane para disa ditëve.

Çifti ishte martuar para 47 vjetëve. Ai i dërgoi puthje bashkëshortes përderisa ajo e shikonte nga dritarja.

Ndryshe, Italia është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe në pranverë mori masa të ashpra izolimi. Vizitat e familjarëve në spitale janë të kufizuara për shkak të rrezikut të përhapjes së mëtejme të virusit.

Share This Article