Connect with us

Albania

“I Veggenti”, ekspozita e artit bashkëkohor në Tiranë

Published

on

Platforma e Artit Bashkëkohor, Harabel në bashkëpunim me ambasadën italiane në Tiranë, organizoi ditën e djeshme çeljen e ekspozitës “I Veggenti”.

Punimet e paraqitura në këtë ekspozitë vinin nga artistët Andrea Anastasio dhe Patrick Tuttofuoco dhe të kuruara nga Davide Quadrio dhe Ajola Xoxa.

Duke ardhur prej brezash dhe praktikash artistike të ndryshme, Tuttofuoco dhe Anastasio kanë paraqitur punimet e tyre vetjake, por edhe të përbashkëta dhe bënë të mundur që dy kulturat e dy vendeve të takoheshin së bashku në Tiranë.

Patrick Tuttofuoco prej shumë vitesh punon duke krijuar punë që lidhin vendet historike të zonës me pop kulturën bashkëkohore. Ai synon së tepërmi instalacione monumentale, arkitekturën, krijime enigmatike dhe totemike çka e ngacmon publikun dume marrë më pas edhe reagime të forta.

Advertisement

Ndërsa artisti tjetër Andrea Anastasio punon me mediume në fushën e dizajn-it, arkitekturës dhe artit pamor. Në punët e tij më së shumti gjen vend nënkuptimi filozofik. Ai synon gjithashtu të sjelli truke vizuale duke mar më pas emocionin apo efektin që shkaktohet nga punët e tij.

Ekspozita “I VEGGENTI” është pritur shumë nga ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci duke theksuar se shënjon një kapitull të ri në marrëdhënien kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë.

Në fjalën e tij ambasadori është shprehur se “ky projekt vendos një bashkëpunim të ri në artin bashkëkohor midis dy vendeve tona. Një rrugëtim zbulimi, krijimtarie dhe bashkëndarjeje, sjellë në Shqipëri nga dy artistë të mëdhenj italianë. Punimet e tyre, të rrëfyera nga përvoja njëzetvjeçare e Davide Quadrio dhe të realizuara falë bashkëpunimit të frytshëm me Harabel, jam i sigurt se do të ndihmojnë për të forcuar vlerën e artit publik në Tiranë dhe për të paraqitur në një mënyrë të re lidhjen midis historisë, mitologjisë dhe bashkëkohësisë shqiptare”.

Advertisement

Ndërsa kuratorja dhe njëkohësisht edhe themeluesja e Harabel, Ariola Xoxa u shpreh se “Harabel e konsideron “I VEGGENTI” jo vetëm si një mundësi për të prezantuar para publikut shqiptar mendimin artistik provokues dhe ironik, të sjellë nga artistët Patrick Tuttofuoco dhe Andrea Anastasio përmes një ekspozite të ngritur në një vilë të vjetër, që shërbeu si shtëpi e nomenklaturës komuniste para vitit 1991, por edhe një ndërhyrje të freskët dhe tunduese në qytet, që do të lërë pas jehonën e saj përmes dy instalimeve të artit publik, të cilat do të ekspozohen përgjithmonë”.

“Capo d’Arte, një shoqatë kulturore jofitimprurëse në Salento e angazhuar në përhapjen e artit bashkëkohor, është krenare që promovon një projekt për të rritur ndërgjegjësimin mbi përsosmërinë e artit bashkëkohor italian jashtë vendit, duke na lejuar kështu të shohim peizazhe artistike të panjohura dhe të eksplorojmë botë të ndryshme krijuese në dy vende aq afër sa Shqipëria dhe Italia “, thotë Francesca Bonomo, themeluese e Capo d’Arte.

“Ardhja nga Italia dhe takimi me një kulturë kaq të pasur dhe shumështresëshe, që ka aq shumë për t’i dhënë anës tjetër të detit Adriatik, ishte një udhëtim me të vërtetë i papritur dhe një zbulim që hap një rrugë afatgjatë të kërkimit dhe bashkëpunimit”, tha Davide Quadrio, bashkëkurator i ekspozitës dhe themelues i Arthub./ATSH/

Advertisement
Continue Reading

Albania

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Published

on

By

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.

Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.

“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.

Advertisement

Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.

Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi. 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.

Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.

Advertisement

Postimi i Berishës:

Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Advertisement

Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.

Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Published

on

By

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.

Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.

Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.

Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:

Advertisement

‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’

Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova7 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota7 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Diaspora8 hours ago

Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani

Albania9 hours ago

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Albania10 hours ago

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Kosova10 hours ago

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Sports14 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports14 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota14 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK14 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania15 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports15 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova15 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania15 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota15 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania15 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK14 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports14 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania15 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Kosova7 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

UK19 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota23 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK19 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

UK20 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Trending