Policia e Korçës dhe specialistët e krimit ekonomik kanë nisur hetimet për avokatin Arben Lena, i cili dyshohet se vidhte në bankë paratë e një klienti të tij.
Kështu, janë referuar në prokurori materialet për avokatin A. L., 56 vjeç pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari, i cili aktualisht është në burg.
Mësohet se avokati, për të cilin ka një masë sigurie “Arrest në burg”, i merrte paratë duke përdorur prokurorën që ia ka marrë klientit duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij.
Policia e Korçës:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurorën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij.