I vranë gruan në prani të tij dhe të fëmijëve, zbardhet dëshmia e ish-këshilltarit të Pacollit: Grabitësit erdhën me BMW, na ndaluan dhe…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbardhet dëshmia e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, të cilit u ekzekutua ditën e djeshme në Kosovë.

Viktima, Liridona Murseli ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Në rrugën “Dalip Alshiqi” dyshohet se familja Murseli ra pre e një grabitje. Një person i armatosur iu ka ndaluar dhe iu ka kërkuar të gjitha sendet me vlerë që kishin me vete. Më pas grabitësi ka qëlluar me armë në drejtim të familjes Murseli. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend.

Dy persona dyshohet se kanë qenë autorët e krimit të rëndë. Lidhur me ngjarjen tragjike është marrë në pyetje bashkëshorti i 33-vjeçares i cili ka deklaruar se grabitësi ishte me një makinë tip BMW me targa të huaja dhe vrasja ka ndodhur pasi ka marrë paratë dhe telefonat. Nga autoritetet policore ende nuk është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes tragjike që tronditi të gjithë opinion publik.

Share This Article