IAEA: Irani ka pasuruar uranium mbi nivelet e lejuara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) konfirmoi sot se Irani ka filluar të pasurojë uraniumin në një nivel më të lartë nga ai i autorizuar nga marrëveshja e arritur në vitin 2015 me fuqitë e mëdha.

“Inspektorët e Agjencisë verifikuan më 8 korrik se Irani ka pasuruar uranium përtej masës 3,67%”, njoftoi një zëdhënës i agjencisë në një komunikatë.

Teherani kishte njoftuar gjatë ditës së sotme se ka pasuruar uranium të paktën në nivelin 4,5%, në përgjigje të rivendosjes së sanksioneve amerikane.

Share This Article