Ibishi: Taksa ka e arrit objektivin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ish deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi ka thënë se institucionet tona duhet të veprojnë sa më shpejtë dhe t’i dëgjojnë këshillat amerikane, kur kemi të bëjmë me pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe.

Ai për RTK ka thënë se masat e paralajmëruara nga SHBA, janë të pritura pas letrës së presidentit Trump dhe kërkesave të zyrtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Departamentit të shtetit, por njëkohësisht edhe autoriteteve tjera, gjegjësisht të ambasadorit amerikan në Kosovë për pezullimin e taksës.

“Nëse taksa nuk pezullohet së shpejti masat do të zbatohen dhe do të fillojë në një formë sanksionimi për mosmbështetje të FSK-së dhe programeve trajnuese për siguri. Kjo është një prej masave që tashmë është ndërmarrë. Pastaj e kemi anulimin e vizitës së komandantit të Gardës Kombëtare të IOËA-s dhe tash pason edhe sanksionimi për 14 studentë në trajnimin pesë mujor në Qendrën ‘Xhorxh Marshall’”, ka thënë Ibishi.

Kjo masë sipas tij e dëmton shumë Kosovën, “pasi SHBA-në e kemi partnerin më strategjik si në kohën kur na është dashur më së shumti për lirinë e Kosovës, por  edhe tash kur duhet të ngrisim kapacitetet e FSK-së”.

Ai tha se fillimi i zbatimit të këtyre masave tregon qartë se  SHBA-të e kanë seriozisht dhe njëkohësisht është një kritikë ndaj autoriteteve tona që nuk po ndërmarrin masa që këtë taksë ta suspendojnë për një kohë.

“Taksa ka e realizuar objektivin e vet. E ka dhënë efektin. Çështja tjetër lidhet në raport me SHBA-të, por edhe me partnerët tanë me Bashkimin Evropian. Mendoj se në këtë rast ne duhet në një formë ta mbajmë miqësinë dhe partneritetin  me SHBA-të dhe normalisht në këso raste duhet të veprojmë sepse na rrezikohet bashkëpunimi me SHBA-të, të cilat na kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë e sidomos në planin e sigurisë kombëtare”, ka shtuar Ibishi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply