IBO nuk do ta rivlerësojë meçin Krasniqi – Boesel

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Federata Botërore, IBO, ka thënë se meçi mes Haxhi (Robin) Krasniqit dhe Dominic Boeselit, është çështje e mbyllur dhe se Dominic Boesel është kampion bote në këtë version në peshën gjysmë të rëndë.

Krasniqi më 9 tetor të këtij u mposht 2:1 me pikë në revanshin me Boeselin. Meçi ishte i vlefshëm për titullin IBO, e po ashtu eliminator për titullin WBA.

Krasniqi kishte rrëmbyer titullin IBO dhe po ashtu titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA në tetor të vitit 2020, kur e nokautoi Boeselin në raundin e tretë.

Në rimeç, dy nga gjyqtarët ia dhanë fitoren Boeselit me shifrat 115:114 dhe 116:112, ndërsa njëri Krasniqit me shifrat 115:114.

Krasniqi nuk u pajtua me vendimin dhe vazhdimisht ekipi i tij ka potencuar se ai ishte fitues. Madje është paralajmëruar se rastimund të shkojë në gjyq.

Ekipi i Krasniqit angazhoi tre gjyqtarë të licencuar në federatën gjermane të boksit BDB, për të bërë një rivlerësim. Të tre ia dhanë fitoren Krasniqit.

Por, procedurat e ndjekura nga Krasniqi nuk i kanë pëlqyer edhe IBO-së. IBO ka thënë se Krasniqi nuk ka vepruar në përputhje me rregulloret e federatës dhe se për të si federatë kjo çështje është e mbyllur.

“Krasniqi nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Rregulloret e IBO-së dhe procedurat e Apelit. Po ashtu dhe në kundërshtim me procedurat tona, kanë kryer një ri-poentim të luftës nga gjyqtarë të angazhuar nga vet ata. Bazuar në këtë, IBO e konsideron këtë çështje të mbyllur”, ka thënë presidenti i IBO-së, Ed Levine, raporton Boxen1.com

Share This Article