Ibra i Kosovës në bankën rezervë te Bayerni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arijon Ibrahimoviq është futbollist nga Kosova dhe si 16-vjeçar ka arritur që të zë vend te skuadra e parë e Bayern Munichut. Dita e premte mund të jetë edhe dita më e lumtur e karrierës së tij si futbollist deri tani.

Për shkak të numrit të madh të rasteve me koronavirus e me lëndime te bavarezët, trajneri Julian Nagelsmann e ka ftuar në ekipin A.

Mesfushori ofensiv, Ibrahimoviq, është në bankën rezervë në duelin kundër Borussia Monchengladbachut.

Takimi mes Bayern Munichut dhe Borussia Monchengladbachut nis në orën 20:30, dhe i takon xhiros së 18-të të Bundesligës së Gjermanisë.

Me grupmoshat e reja të Bayernit, Ibra i Kosovës ka shënuar 9 gola e 13 asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.

Share This Article