Ibrahimovic fotografohet në Saint Tropez, tërheq vëmendjen një nga tatuazhet e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zlatan Ibrahimovic është fotografuar gjatë pushimeve në Saint Tropez dhe një nga tatuazhet e tij tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve.

Ikona e futbollit është një adhurues i madh i tatuazheve dhe dekorimit të trupit, ashtu që ka shumë të tilla.

Futbollisti legjendar është fotografuar së fundmi në plazh dhe vëmendjen e fotografëve e ka tërhequr veçanërisht një nga tatuazhet e tij, pra përmbajtja e cila shkruan: “Vetëm Zoti mund të më gjykojë”.

(Foto: Whopsee.it)

Ndryshe, Ibrahimovic konsiderohet si një njeri që nuk kujdeset shumë për të tjerët. Ai gjithmonë i bën gjërat sipas mënyrës së tij dhe shpeshherë ishte më se i pakëndshëm për të tjerët.

Edhe në të kaluarën, 41-vjeçari ka tërhequr vëmendjen me tatuazhet, numri i të cilave është zvogëluar me kalimin e viteve.

“Kam pasur 15 tatuazhe në trupin tim. Ishin tatuazhe të përkohshme dhe ishin emrat e njerëzve që janë të uritur dhe nuk kanë asgjë për të ngrënë. I hoqa të gjitha, por këta njerëz janë ende atje, janë ende të uritur. Kudo që shfaqem, njerëzit më njohin dhe brohorasin për mua”, kishte thënë ai në një rast. /Telegrafi/

Share This Article