Ibrahimovic: Mbappe më kujton Ronaldon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zlatan Ibrahimovic ka lavdëruar dy të rinjtë premtues në botën e futbollit, Erling Haaland dhe Kylian Mbappen.

Duke folur për CBS Sports, Ibrahimovic tha: “Si sulmues, mund të flas më shumë për sulmues dhe më pëlqejnë dy lojtarë që i parashikojnë gjërat para se të ndodhin. Mbappe më kujton Ronaldon, Fenomenin… është shumë elegant në lojën e tij”.

Sa i përket, Haalandit, ai shtoi: “Ka lojtarë që mendojnë se janë në gjendje të bëjnë më shumë se që po bëjnë, kjo nuk është inteligjencë. Në Haaland shoh shumë zgjuarsi, ai e di se mund të shënojë gola, dhe vetëm po përpiqet ta bëjë këtë”.

Mbappe dhe Haaland shihen si rivalët e njëri tjetrit në botën e futbollit në të ardhmen, kur t’i varin atletet Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët tashmë janë në fundin e karrierës së tyre.

Mbappe këtë sezon numëron 13 gola në 23 paraqitje, në anën tjetër Haaland është i frikshëm me 19 gola në 15 paraqitje. 

Share This Article