Ibrahimovic nuk përmbahet në dhomën e zhveshjes: Tani Italia i përket Milanit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milani ka arritur ta kurorëzojë me titull të kampionit një edicion të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit italian.

Kuq e zinjtë fituan ndeshjen e fundit në kampionat me rezultat 0-3 në udhëtim te Sassuolo për tu shpallur kampion të Italisë për herë të 19 në histori të klubit.

Festë e madhe ka qenë në stadium, dhoma të zhveshjes e në qytetin e Milanos pas titullit të fituar.

Por njëri nga lojtarët që është përkujdesur për atmosferën në ekip ka qenë Zlatan Ibrahimovic.

Ylli boshnjak ka mbajtur një fjalim të madh para shokëve të skuadrës në zhveshtore dhe krejt në fund për ta ndezur atmosferën ka rrotulluar edhe tavolinën.

https://twitter.com/acmilan/status/1528745496742973441

 “Në fillimin e sezonit, askush nuk besonte te ne, por nga e gjitha kjo ne u bëmë më të fortë. Jam shumë krenar për të gjithë ju, prandaj më bëni një nder; festoni si kampionë sepse nuk është Milano që i përket Milanit, është Italia që i përket Milanit”, deklaroi Ibrahimovic.

Video e fjalimit të suedezit në zhveshtore është bërë virale në rrjetet sociale.

Share This Article