Një javë pasi Lionel Messi e fitoi për herë të shtatë Topin e Artë, ylli i Milanit dhe Suedisë, Zlatan Ibrahimoviq foli për rivalitetin mes Messit dhe ish-sulmuesit të Juventusit, Ronaldo.
Suedezi zbuloi se do të zgjidhte yllin e Paris Saint-Germain në vend të sulmuesit të Manchester United. “Ata janë shumë të fortë, është një zgjedhje e vështirë. Nëse më duhet të zgjedh, do të thosha Messi sepse kam luajtur me të dhe gjithçka që ai bën nuk është ndërtuar, ai e bën natyrshëm”, ka thënë Ibrahimoviq për televizionin “Corriere”.
Ai ka folur edhe për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit.
“Unë do të thosha fenomeni Ronaldo. Unë nuk e kam parë Maradonën, e kam parë vetëm në telefizion, ndërsa Ronaldon e kam parë dhe jam përpjekur ta imitoj atë”, është shprehur Ibrahimoviq. Ai është pyetur nëse Milani ka gjasa ta fitoj titullin këtë edicion, pasi sipas tij është shumë herët. Milani është lider me 38 pikë.