Ibrahimoviq mbetet te Milani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit edhe sezonin tjetër. Mediumet italiane kanë njoftuar të hënën se palët kanë arritur marrëveshje dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. “Tuttomercatoweb” ka raportuar se Ibrahimoviqi është pajtuar me kushtet e ofruara në kontratën e re por që nuk janë publikuar.

Megjithatë, mësohet se në kontratën e re janë përfshirë edhe bonuset dhe targetet individuale pasi Ibrahimoviq po vlerësohet si lider te Milani për projektin e ekipit. Ibra 39-vjeçar këtë edicion ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje në Serie A dhe është lojtari kyç i Milanit, ekip që po lufton për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Share This Article