Ibrahimoviqi edhe një vit te Milani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zlatan Ibrahimoviq do të nënshkruajë kontratë të re edhe për një vit tjetër me skuadrën e Milanit, ka mësuar “goal.com”.

Kontrata e vlefshme 6 milionë euro me 1 milion euro tjera bonuse, pritet të bëhet zyrtare së shpejti nga klubi i Serie A.

Ibrahimoviqi është njëri prej lojtarëve më të mirë të Milanit në kampanjën 2020/21 dhe ka ende për të shfaqur, pavarësisht faktit se do të jetë 40-vjeçar në muajin tetor.

Ibrahimoviqi ka 17 gola të shënuar dhe tre asistime në 25 ndeshje të zhvilluara.

Share This Article