Ibrahimoviqi nuk luan ndaj Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Suedisë për ndeshjen ndaj Kosovës.

Në fakt, Ibra nuk do t’i bashkohet Suedisë në grumbullim që nis javën tjetër, pasi do të mbetet në Milano për të vazhduar rehabilitimin.

Përkundër që Ibra ishte përfshirë në listën e përzgjedhësit Janne Andersson për ndeshjet e muajit të ardhshëm, të enjten është marrë vendim që ai mos të jetë pjesë e përfaqësueses suedeze.

Suedia muajin tjetër do të luajë me Kosovën (9 tetor) dhe Greqinë (12 tetor) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit tjetër.

Mediumet italiane kanë raportuar se është vendosur që Ibra të mbetet te Milani dhe të vazhdojë stërvitjet për shkak të problemeve të vazhdueshme me lëndimin e këmbës.

Te Milani kanë konstatuar se Ibrahimoviqi nuk është plotësisht i rikuperuar dhe për këtë arsye gjatë pushimit ndërkombëtar do të punojë për ta rikthyer formën, në mënyrë që të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli për duelet në Serie A.

Sulmuesi 39-vjeçar, këtë sezon e ka vetëm një paraqitje dhe një gol për Milanin.

Share This Article