Fundi merkatos së verës, ka qenë me ritëm të lart për skuadrën e Gallatasaray. Klubi turk zyrtarizoi 4 afrimet e fundit në skuadër ku sigurisht nuk mund të mungonin dhe emrat e mëdhenj e të njohur për botën e futbollit.
Mauro Icardi është zyrtarisht një futbollist i Gallatasaray. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi turk njoftoi tifozët për arritjen e marrëveshjes mes dy palëve.
Siç raportohet, 29-vjeçari është në formulën e huazimit deri në fund të sezonit. Paga e futbollistit do të paguhet nga të dy klubet, respektivisht 750 mijë euro nga turqit dhe 6 milionë nga francezët.
Në sezonin e ri, Mauro Icardi nuk u aktivizua në asnjë ndeshje ndërsa gjithsej në Ligue 1 zhvilloi 24 ndeshje dhe realizoi 4 gola.
Edhe Milot Rashica i është bashkuar klubit turk dhe do të mbajë fanellën e Gallatasarajt edicionin e ri. Edhe anësori do të luajë në Superligën turke në formë huazimi pasi anglezët nuk pranuan ofertën e verdhekuqve për 3.5 milionë euro.
Futbollisti shqiptar do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk.