Icardi nuk dëshiron transferimin në Angli, kërkon rikthimin në Serie A

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mauro Icardi pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohen nga Paris Saint Germain gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi argjentinas ka hapësirat e limituara këtë edicion dhe nuk po luan rregullisht.

Trajneri Mauricio Pochettino preferon treshen Mess-Neymar-Mbappe teksa edhe nga banka rezervë minutat për Icardin janë të paktë.

29-vjeçari ka vendosur të largohet nga Parc de Princes gjatë verës dhe ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.

Përkundër interesimit nga Newcastle United e Arsenal, argjentinasi nuk preferon transferimin në elitën e futbollit anglez.

Mediat italiane kanë raportuar se Icardi dëshiron rikthimin në Serie A dhe tri është numri i skuadrave që e duan atë.

Milan, Roma dhe Napoli janë duke monitoruar situatën e lojtarit vlera e të cilit tani është më e ulët.

PSG është gati ta shes yllin e tyre për një shumë prej 30 milionë eurove, por problem mbetet paga e tij e lartë prej 10 milionë në sezon.

Ish-anëtari i Barcelonës, Sampdorias dhe Interit këtë edicin ka zhvilluar 26 ndeshje ku ka shënuar pesë gola.

Share This Article