Identifikohet anija që derdhi vajrat në brigjet përballë Shqipërisë, ka flamur maltez dhe është lokalizuar në Porto Romano

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për momentin, anija cisternë nafte është lokalizuar në portin e hidrokarbureve në Porto Romano.

Anija që u fotografua sot duke derdhur vaj të djegur në ujërat e Adriatikut është lokalizuar në Porto Romano. Report TV shkruan se anija e ka emrin ‘PD Gaz Pioneer Valleta’ dhe mban flamur maltez. Për momentin, anija cisternë nafte është lokalizuar në portin e hidrokarbureve në Porto Romano.

Prokuroria ka nisur hetimet dhe po bën verifikim dokumentacioni për shkarkimet që ka bërë sot në det. Pamjet e publikuara sot nga Report Tv, tregonin sesi anija, për të shmangur kostot e asgjësimit që duhet të paguajë në port, ka shkarkuar në det vaj të djegur.

Vaji i djegur që prodhojnë anijet bashkë me ujin e miksuar me naftë që mblidhet në serbatorë të çdo anijeje, cilësohen si mbetje të rrezikshme.

Share This Article