Është identifikuar një variant i ri i koronavirusit, shumë i ndryshëm nga të tjerët, në Bannalec të Francës, një komunë me 5600 banorë në rajonin e Bretagnas.
Sipas autoriteteve shëndetësore, të cituara nga gazeta Le Télégramme, janë 24 raste të konfirmuara; 18 nxënës dhe gjashtë të rritur në kontakt me ta, të cilët janë infektuar në shkollën Mona Ozouf.
Rastet e para janë zbuluar më 15 tetor, por bëhet fjalë për një variant të ndryshëm nga ato në qarkullim saqë u desh shumë kohë për ta identifikuar.
Pas rasteve pozitive, në shkollën Mona Ozouf fillimisht janë mbyllur dy nga 12 klasat, pasuar nga dy të tjera dhe tre të tjera në ditët në vijim.
“Kjo vonesë ishte një gabim”, tha një burim nga autoritetet shëndetësore për Le Télégramme, por situata është zyrtarisht nën kontroll./A2CNN/