Identifikohet shqiptari që u vra në Gjermani. Pronar biznesi në Shijak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë në Gjermani. Gazetarja Klodiana Lala raporton se bëhet fjalë për 32-vjeçarin Mario Muka, i cili rezulton të jetë pronar i një karburanti në ‘Katër Rrugët’ e Shijakut.

Muka, nga Shijaku, kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë kontrollet për zbardhjen e pistës së krimit.

Autoritetet gjermane kanë kërkuar të dhëna për këtë person, që nga shenjat e gishtërinjve dhe nëse është i skeduar nga policia.

Ngjarja e rëndë mbrëmjen e së hënës në Krefeld të Gjermanisë. Dëshmitarët dëgjuan disa të shtëna rreth orës 19:50 dhe panë dy burra duke ikur në errësirë, thanë hetuesit të martën.

Një e shtënë e ka goditur viktimën në kokë. Trupi i tij ishte i shtrirë në trotuar pas krimit, teksa tani do t’i nënshtrohet autopsisë.

32-vjeçari ishte i njohur për policinë për krime të drogës dhe pronës. Megjithatë, thuhet se ai nuk ishte një “lojtar i madh” në biznesin e drogës, por një tregtar i vogël që kishte konsumuar edhe vetë drogë.

Share This Article