Idrizi firmos marrëveshjen me Bashën: Sjellim 50 mijë vota, aleanca jonë kundër Edi Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi firmosi marrëveshjen për të hyrë në zgjedhje në koalicion me Partinë Demokratike, kreu i PDIU0së, Shpëtim Idrizi deklaroi se aleanca e tyre nuk ëhstë kundër Partisë Socialiste, por kundër Edi Ramës.

“Nuk është aleancë kundër PS, por kundër një njeriu të vetëm që tenton të kapë çdo pushtet që të jetë një sulltan. Shqiptarët po largohen, ne do ju japim një shpresë të madhe. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Kjo aleancë është kundër arrogancës së një njeriu të vetëm, që di vetëm të fyejë bashkëpatriotët, hesht si greku më i mirë për ligjin e luftës, hoqi çështjen çame nga axhenda e diskutimit. Është një aleancë kundër 1 njeriu të vetëm”, tha ai.

Gjithashtu Idrizi u shpreh se PDIU-ja do jetë në gjendje të mbledhë mbi 40 apo 50 mijë vota për opozitën.

Share This Article