PDIU dhe Shoqata Çamëria kanë zhvilluar një pelegrinazh në Varrezat e Kllogjerit në Konispol, në kuadër të 75-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.
Në fjalën e tij, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi drejtoi gishtin nga klasa politike shqiptare, që sipas tij bëhet luan në shtëpi dhe lepur përpara Greqisë.
“Ne kemi qenë të vetëm, kemi qenë halë në sy të regjimeve, halë në sy të klasave politike, të cilët ndërsa janë luan në shtëpinë tonë bëhen lepuj përpara Greqisë. Po i shofim dhe sot si përplasen me njëri-tjetrin. Enver Hoxha ishte i pari që vendosi ta eliminojë me heshtje këtë krahinë shqiptare. Tentoi dhe i la prindërit tanë si qytetarë të dorës së dytë në një qoshe të lënë pas pa shkollë, në skamje. Kurse ideologjikisht e gëlltiti të gjithë tragjedinë dhe shkruante mijëra lavde dhe librin “Dy popuj miqsh”. Që Çamëria nuk është thjesht e shqiptarëve të Çamërisë, por Çamëria është e gjithë shqiptarëve nga Nishi në Prevezë”, tha Idrizi./Ora News/