Idrizi përplaset me policinë: Në kohë Covidi Greqia vazhdon të kërkojë 12 milje shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia ndalon protestën e PDIU dhe Shoqatës “Çamëria” paralajmëruan sot para ministrisë së Jashtme me rastin e vizitës në Tiranë të Nikos Dendias, kryediplomat i Greqisë.

Kreu i PDIU-se tha se ndalimi i protestes u be per shkak të koronavirusit.

“Bëhen asambletë e Edi Ramës dhe nuk ka asnjë problem, bëhen mbledhje partie, konferenca dhe nuk ka asnjë lloj problemi. Sigurisht që nuk e zgjodhëm ne që në kohë Covidi të bënim protestë, por në kohë Covidi Greqia vazhdon të kërkojë 12 milje shqiptare dhe vazhdon të na flasë me duar të forta.

Më vjen keq që do të vendosemi sot jo përballë Ministrit të Jashtëm të Greqisë dhe para autoriteteve shqiptare, por jam i keqardhur që jemi të detyruar të vendosemi përballë vëllezërve tanë të policisë të shtetit që paguhen nga taksa paguesit shqiptarë që jam i bindur që mendojnë si ne”, tha Idrizi.

Share This Article