ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet 3 hours ago
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza 3 hours ago
Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Iftari i korruptuar i Edi Ramës!-Nga Klodian Tomorri

albnews by albnews
27 April, 2022
in Albania, Opinion
0
Iftari i korruptuar i Edi Ramës!-Nga Klodian Tomorri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link


Dy nga biznesmenët e ftuar nga Kryeministri në Iftarin e djeshëm, deri pasdite vone ishin në nje drekë. Rastisi që në atë drekë të isha dhe unë. Aty u pi verë deri në orën 5 të pasdites. Papritmas dy biznesmenët u çuan.

Do ikim të bëjmë abdes- thanë- se na ka ftuar kryeministri për Iftar. Nga vera franceze direkt në Iftar.

RelatedPosts

Hyn në fuqi Udhëzimi i ri për “Paketën e Maleve”, rregulla të detajuara për zonat prioritare të zhvillimit dhe roli i kryetarëve të bashkive

BE-ja mbështet Reformën Zgjedhore dhe Digjitale në Shqipëri, Gonzato: Themelore për integrimin e Shqipërisë në BE

700 mijë euro të padeklaruara, arrestohet shqiptari në kufirin Kroaci-Bosnje

Doktrina Islame e lejon ftuarjen në Iftar të atyre që nuk janë myslimanë, apo që nuk e praktikojnë Islamin. Mjafton që Iftari të shërbejë sadopak, që ata të krijojnë një vlerësim pozitiv për Islamin. Pra të zbusin zemrën kundrejt fesë islame. Por cili është qëllimi real i Iftarit?

Kryeministri ka të drejtë kur thotë se Islami është, një dhuratë e paçmueshme për njerëzimin. Madje parimet e islamit janë shumë më tepër se aq. Përfshirë ato që lidhen me iftarin.

Ajetet kuranore por edhe thëniet e Profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të, orientojnë se qëllimi kryesor i Iftarit është ofrimi i ushqimit për njerëzit në nevoje. Pra për ata që nuk kanë mundësi ekonomike, ta sigurojne atë.

Ibn-i Hıbban shkruan në tregimet e tij se Profeti ka thënë:

“Kushdo që ofron iftar nga të ardhurat e tij të ligjshme për ata që agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit, në të gjitha netët e Ramazanit engjëjt luten për të. Mjafton sikur edhe një pikë ujë nëse ofruesi nuk ka mundësi për më shumë”.

Pra Iftari shtrohet kryesisht për agjëruesit, ata që janë në nevoje dhe ata që mund të zbusin zemrën e tyre kundrejt Islamit.

Për kë e shtroi kryeministri Iftarin dje?

A ishin ata aty njerëz në nevojë?

Jo. Aty ishin biznesmenët më të pasur të Shqipërisë dhe gazetarët, shumica e të cilëve i shërbejnë oborrit të sulltanatit.

A ishin ata besimtarë që agjëronin?

Jo. Të paktën 2 prej tyre ishin duke pirë verë me mua deri një orë para Iftarit të kryeministrit.

A ishin ata luftëtarë të Allahut, siç thonë ajetet kuranore?

Jo. E vetmja luftë që bëjnë shumica e atyre është, se kush të marrë më shumë tendera publike.

Ky ishte Iftari i kryeministrit. Në mos një takim, ku për disa prej të pranishmeve ka qenë mundësi e mirë pazaresh për ndonjë tender. Ky është gjynah dhe korruptim i fesë.

Në fund ka dhe diçka tjetër, po kaq të rëndësishme. Veç myslimanëve, në Shqipëri jetojnë edhe katolikë dhe ortodokse. Pse kryeministri nuk shtron drekë edhe për Pashkët?!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

19 October, 2025
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

19 October, 2025
Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave në UK

19 October, 2025
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result