Igli Tare arrin akordin me lojtarin shqiptar, Milani duhet të bindë vetëm klubin! Zbulohen detajet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Igli Tare po kujdeset që mesfusha e Milanit të ketë tjetër shkëlqim në sezonin e ardhshëm. Drejtori sportiv i Milanit, raporton “Corriere della Sera” sot, ka gjetur akordin me Granit Xhakën për kontratë 3-vjeçare.

Tashmë do të jetë në dorën e Milanit, për të bindur Bajer Leverkusenin. Për shkak se Xhaka është nën kontratë, Leverkuseni nuk do heqë dorë nga shërbimet e mesfushorit pa fituar të ardhura.

Tare më parë kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për të takuar Xhakën. Dhe më parë ishte raportuar akordi mes palëve.

Luka Modriç është tjetër mesfushor, me të cilin pritet vetëm zyrtarizimi.

Kroati do të vendoset nën urdhërat e Alegrit pas Botërorit të klubeve me Realin.

Share This Article