Igli Tare i tradhëtuar nga Berisha: “Nuk kthehem tek Lazio”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Valon Berisha nuk ka ndërmend të kthehet tek Lazio, duke ‘tradhëtuar’ kështu Igli Tare që e solli në kryeqytetin italian, ku edhe pse nuk arriti të ketë impaktin e duhur u huazua në mënyrë që të mos humbiste formë e besueshmëri, duke shpresuar që goditja e bërë të rikthehej në nivelin e shpresuar: “Tani jam mirë këtu tek Fortuna Dusseldorf, skuadra ka mentalitetin e potencialin e duhur. Për më tepër Bundesliga është një kampionat tërheqës” ka thënë mesfushori kosovar i transferuar në Gjermani në huazim më të drejtën e blerjes së Fortunës.

Por sic duket Berisha shpreson shumë që klubi gjerman ta konfirmojë dhe nuk sheh më larg, për tu rritur në nivel e për të luftuar për një vend titullari tek bardhekaltrit e Lazios: “Kemi shanse të mira të qendrojmë në Bundesliga, – ka shpjeguar Berisha për Express – jemi të fortë. Kur të rifillojmë, duhet të japim menjëherë maksimumin. Na presin nëntë finale, duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë. Të luash pa publik do të jetë e vështirë. Tifozët tanë na mbështesin gjithnjë në mënyrë fantastike”.

Share This Article