ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus 8 hours ago
Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos 8 hours ago
U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë 8 hours ago
Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar 8 hours ago
DETAJE/ Vrasja e biznesmenit të karburantit në Elbasan, u qëllua me dy plumba në kokë në makinë! 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Igli Tare “shpërthen” ndaj Silvinjos: Nuk di më se çfarë bën

albnews by albnews
14 October, 2024
in Show - Biz
0
Igli Tare “shpërthen” ndaj Silvinjos: Nuk di më se çfarë bën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Driblimi nuk ka qenë një armë e fortë e Igli Tares. Edhe në intervistën për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares shqiptare i thotë gjërat drejtpërdrejt.

Përpara ndeshjes me Gjeorgjinë që ekipi kombëtar do të luajë pasditen e sotme në Tbilisi, Tare jep opinionet e tij në lidhje me situatën jo të mirë që po kalojnë kuqezinjtë.

RelatedPosts

U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë

Pirja e alkoolit është një mënyrë jetese në Irlandë. 

‘Një nga shkrimtarët tanë më të mëdhenj’: ~Mbreti Charls drejton homazhet për Sir Tom Stoppard

Me eksperiencën e një drejtori prej vitesh te Lacio, Igli thotë se ashtu siç Silvinjo dhe stafi i tij u lavdëruan për kualifikueset fantastike, aktualisht ka disa gjëra që lenë për të dëshiruar.

Ai shprehet se ekipit i mungon uria dhe se nuk e kupton aktivizimin shumë të pakët të lojtarëve si Muçi apo Hoxha.

Çfarë nuk po shkon me Kombëtaren, u bë ndeshja e dytë radhazi që ekipi nuk po del në lojën e vet?

Gjithçka fillon pas Europianit sepse edhe gjatë turneut ka patur dy këndvështrime të ndryshme. Ka pasur një këndvështrim ndoshta nga trajneri ku skuadra jonë duhet të ishte e kënaqur me një humbje minimale dhe duke e quajtur një rezultat pozitiv sepse dimensionet e skuadrës quheshin të vogla dhe nga krahu tjetër dimensionet e publikut dhe të pritshmërive ishin shumë të mëdha.

Unë besoj se Europiani, edhe pse ishim në grupin më të vështirë, i kishim të gjitha mundësitë dhe nëse do të kishim luajtur në një mënyrë më kurajoze, më ofensive dhe sidomos me leximin e ndeshjes në situatat e ndryshme, si me Italinë ku kaluam në avantazh dhe në ndeshjen e dytë me Kroacinë, që ishte në kohën e duhur dhe duhet të ishin bërë disa ndërrime në fillimin e pjesës së dytë duke futur lojtarë që kanë aftësinë që të sulmojnë thellësinë, si Daku, Hoxha apo Muçi dhe këto gjëra nuk ndodhën. Finalja ishte që nga të trija ndeshjet, ngelën të kënaqur nga paraqitja e skuadrës, por unë nuk do ta shihja ashtu.

Ka alternativa, por Silvinjo i beson pothuajse të njëjtëve lojtarë?

Për mendimin tim është diçka e gabuar. Edhe vet programi i ndeshjeve është që duhet të luash dy të tilla për 3-4 ditë, duke patur parasysh edhe udhëtimet e largëta jashtë. Në këtë aspekt, trajneri duhet të jetë i kujdesshëm dhe ta krijojë atë besueshmërinë brenda grupit sepse siç e kemi lavdëruar që ka bërë një punë fantastike me kualifikimin në Europian, në këtë moment ka gjëra që lenë për të dëshiruar. E lexon nga jashtë çfarë skuadër është.

Po e marr thjeshtë. Hysaj ka qenë lojtari më i kritikuar në Europian dhe në këto ndeshje ka luajtur më mirë sesa të tjerët. Pse? Sepse është jashtë listës së skuadrës së Lacios dhe është 100 % i përqendruar që të japë maksimumin në ekipin kombëtar. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me skuadrën dhe reagimin. Trajnerin në fakt e shoh pak në vështirësi, në konfuzion, sepse janë ato detajet që bëjnë diferencën. Si me Gjeorgjinë dhe me Çekinë, janë detaje dhe jo një lojë dominuese.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 November, 2025
Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos

Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos

30 November, 2025
U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë

U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë

30 November, 2025
Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar

Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar

30 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result