Ihenacho ia fiton Leicesterit kupën e “Community Shield”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendësuesi Kelechi Ihenacho me shumë vetëbesim arriti ta konvertojë në gol penalltinë e fituar.

Të shtunën në mbrëmje, në stadiumin “Wembley”, Leicester City arriti të fitojë përballë Manchester Cityt në finalen e “Community Shield”.

Në këtë finale përballen fituesi i Premier Leagues dhe Kupës FA nga edicioni i kaluar. Premier Leaguen e fituan “qytetarët”, kurse Kupën FA, “dhelprat”.

Skuadrat po shkonin drejt penalltive, por Ihenacho, i cili hyri në lojë në minutën e 79, u pengua në zonë nga Nathan Ake një minutë para fundit të ballafaqimit. Ihenacho më pas ishte i pagabueshëm.

Jack Grealish, që është rekord në blerje për Cityn pasi e transferoi atë për 100 milionë funte, debutoi me fanellën e re duke u inkuadruar në lojë në minutën e 65.

Share This Article