ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 5 hours ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 5 hours ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 5 hours ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 5 hours ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

IJF: Distria Krasniqi tani qëndron më lart se ylli Bilodid

albnews by albnews
29 January, 2021
in Show - Biz
0
IJF: Distria Krasniqi tani qëndron më lart se ylli Bilodid
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Daria Bilodid vlerësohet prej yjeve më të mëdha të xhudos. Ukrainasja 20-vjeçare ka dy tituj të botës dhe dy të Evropës në kategorinë deri 48 kilogramë.

Shtatlartja Bilodid, ndër të tjera, ka fituar dy duelet e zhvilluara ndaj kosovares Distria Krasniqi. Distria, 25-vjeçare, nuk ka tituj të botës e të Evropës, por e ka një të bronztë botërore dhe dy medalje evropiane, një të argjendtë e një të bronztë.

RelatedPosts

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

The Washington Times: Shqipëria është kthyer në narko-shtet

Evropa duhet të mbrojë Evropën

Federata Ndërkombëtare e Xhudos përmes një shkrimi për “rrugën drejt Tokios” ka vlerësuar se Distria tashmë qëndron më lart se Bilodid. Në fakt Distria Krasniqi është e para në ranglistën botërore në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa Bilodid e dyta. Por IJF-ja vlerëson se edhe me nivel aktualisht Distria është më lart.

“Daria Bilodid ka një problem. Ukrainasja nuk po duket më njëjtë, pasi përveç kontingjentit të përhershëm efektiv japonez është paraqitur edhe figura e Distria Krasniqit. Ajo nuk është e panjohur, është 25 vjeçe dhe me një thes me medalje”, ka shkruar IJF-ja në analizën e saj.

“Çka ndodhi? Krasniqi ka ndryshuar dimensionin dhe tashmë më shumë fiton turne se që humb, që është e kundërta e asaj që ndodh me Bilodidin. Bilodid ka fituar të bronztën në Budapest e Doha, që shpjegon lotët e saj. Ne e dimë se ajo qan kur dështon. Për këtë arsye një përballje e mundshme në Tel- Aviv midis dy të parave në ranglistën botërore do të vinte bazën e asaj që mund të ndodhë në Tokio”, shkruan tutje IJF-ja.

Në Tel-Aviv të Izraelit mbahet gara e ardhshme e xhudos. Prej 18 deri më 20 shkurt është Grand Slami i Tel-Avivit. Ka gjasë që nuk do të paraqitet në Tel-Aviv as Distria e as Bilodid, që ka shumë famë në Ukrainë, por edhe në vende të tjera.

Bilodid fillimisht e kishte mposhtur Distrinë më 27 korrik të vitit 2018 në 1/8 e finales së Grand Prix të Zagrebit. Menjëherë më 20 shtator 2018, Distria kishte humbur nga ukrainasja edhe në Botërorin në Baku. Më nuk janë përballur. Por Distria ka mbi një vit që është e pandalshme. Ka pësuar vetëm një herë.

“Në Masters kam dëshmuar që jam e përgatitur dhe e gatshme për këtë vit olimpik. Ishin garueset e njëjta që do të jenë në Lojërat Olimpike dhe e arta më ka dhënë motiv për të dëshmuar që jam pretenduese për medalje olimpike dhe që jam ndër më të mirat në kategori”, ka thënë Krasniqi për KOHËN. Mastersi ishte mbajtur në Doha javë më parë dhe Distria kishte shkëlqyer.

Për kategorinë deri 52 kilogramë, IJF-ja ka shkruar se pos Majlinda Kelmendit dhe Uta Abes konkurrente e fortë është edhe francezja Amandine Buchard.

Ndërsa për kategorinë deri 57 kilogramë IJF-ja ka vlerësuar se Nora Gjakova së bashku me kanadezet Jessica Klimkait e Christa Deguchi dhe japonezen Yoshida Tsukasa janë kryesoret.

“Këto katër xhudiste kanë një mal me medalje dhe njohin njëra-tjetrën në mënyrë të përkryer, pasi shpesh takohen në gjysmëfinale, finale dhe luftëra për vend të tretë. Mund të jetë vetëm një kanadeze në Tokio në Lojërat Olimpike”, ka shkruar IJF-ja.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result