Shkarkimi i Thoma Gëllçit nga bordi drejtues i RTSH-së, i ka dhënë fund ëndrrës së emigrantit nga SHBA për të marrë një mandat të dytë në krye të institucionit mediatik publik. Ku iku si hyri e thjeshtë rriti pasurinë e vet e të njerëzve që angazhoi në të ashtuquajturat “projekte” që e kanë rrënuar shtëpinë mediatike më të pasur në vend, por që ka një shikueshmëri më të vogël edhe se kioskat audiovizive të Tiranës.
Shkarkimi erdhi nga Bordi drejtues që kryesohet nga Leka Bungo, një tjetër emigrant nga SHBA edhe ky, por që ka të bijën shefe të komisionit të vettingut.
Tani, dy pretendentët kryesor për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së janë: Sokol Balla dhe Baton Haxhiu, të cilët, kanë marrë nga Edi Rama premtimin: kush e merr përkrahjen e Lulzim Bashës dhe të PD-së, merr edhe vendin.
Kjo sepse Rama kërkon që ta zgjedhë kreun e RTSH-së me konsensusin e opozitës, e cila ka njerëzit e saj në Këshillin Drejtues.
Edhe momentalisht, anëtarët e opozitës në bord, kanë të drejtë të vendosin veton.
Një tjetër që po sulmon kreun e televizionit publik është edhe “Zotëria 1 milion dollarë”, Alfred Peza, por mësohet se nuk gëzon fare pëlqimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues, por edhe nga vetë Edi Rama, edhe pse ai kërkon të hapë fjalë se e ka mirë me kryeministrin, të cilit me 1000 të lutura i mori një foto pas zgjedhjeve.
Për zgjedhjen e kreut të ri të RTSH-së, do të bëhet një proces i gjatë, ku garuesit do të paraqesin platformat pranë Këshillit Drejtues, por që i gjithë ky proces është më shumë një formalizëm, një show, pasi që tani ka nisur tenderi, ku në këtë rast Baton Haxhiu kryeson. Mësohet se ka me vete një oligark këtu edhe një në Kosovë, që shpresojnë të marrin ekskluzivitetin e furnizimit me dekoderë të tregut, pasi ato që kanë qytetarët nga 1 janari 2022 do të shpallen si të papërshtatshëm, gjasmë me “normat e reja të BE-së”.
Gjithçka po zhvillohet në mënyrë “rrufe” shpejt e shpejt në mënyrë që gjithçka të bëhet në këtë kohë kur opozita se ka mendjen se po i “ikën koka” nga non grata e Sali Berishës dhe gara e brendshme.
Kjo mund të bëjë që të mos e vërë re dhe të mos sulmojë emërimin e dy njerëzve pranë Edi Ramës në krye të RTSH-së. Gjithçka synohet të bëhet në mjegull për ta mbyllur sa më shpejt, mundësisht brenda qershorit…/Pamfleti