Ikja e punëtorëve/ Pas Gjermanisë, edhe Austria e Britania e Madhe në kërkim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jo vetëm Gjermania, por edhe Austria dhe Britania po “peshkojnë” punëtorët shqiptarë.

Prej vitesh Gjermania po merr punëtorë nga Shqipëria. Madje ën 5 vitet e ardhshmë Republika Federale kërkon edhe 2 milionë punëtorë qoftë edhe të pakualifikuar. Ajo që e bën shqetësuese situatën është fakti që edhe dy vende të tjera europianë, Austria dhe Britania e Madhe po kopjojnë metodat gjermane dhe po rekrutojnë punëtorët shqiptarë. Ekspertët e punësimit thonë se shtatori nuk do të vijë me lajme të mira, përsa i përket plotësimit të nevojave të tregut vendas më fuqi punëtore.

“Nga Gjermania kërkesa për fuqi punëtore edhe të pakualifikuar, dhe pa njohuri gjuhe, vetëm rritet. Përmend këtu punonjës ndërtimi, fabrikash, fasonerish. E në të njëjtën kohë ka kërkesa të madhe edhe për punonjës më të kualifkuar si mekanihë, hidraulikë, elektriccistë, kuzhinierë. Për të mos folur për turizmin që Gjermania ka kërkesa shumë të mëdha, duke filluar që nga kamarierët, e lart.

Punëtorët shqiptarë ikin, ndërkohë që pasojat që prodhon mungesa e tyre në vend janë që kompanitë e ndërtimit vuajnë për punonjës ndërtimi, fabrika që kërkojnë edhe punëtorët pa asnjë kualifikim. Turizmi që është në pikun e vet vuan për punëtorë. Situata në vend është shqetësuese dhe në gjykimin tonë do të vijë në përkeqësim pasi së fundi është Austria që e ka shënjestruar Shqipërinë si potencial për të thithur punëtorë. Po ashtu po bën edhe Britania e Madhe. Shumë shpejt duke filluar që nga shttaori do të kemi 3 shtete shumë të fuqishme dhe të industrializuara si Gjermania, Austria dhe Britania që do të na marrin punëtorët, duke e përkeqësuar situatën në Shqipëri”, shpjegon eksperti për punësimin, Emin Shini.

Share This Article