Ikona Krishtit, vepër e rrallë e punuar në vitin 1798

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ikona “Krishti në fron si kryeprift” është pikturuar nga Johan Cetiri nga Grabova për kishën e Shën Gjergjit në Fier, ndërsa ruhet në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë.

Ikona është tempera mbi dru dhe përmban firmën e piktorit dhe datën 15 shkurt 1798. Ikona ka shërbyer si ikonë despotike në ikonostasin e kishës së Shën Gjergjit.

Zbukurimet e pasura dhe shumëlulëshe me simbolikën e tyre e bëjnë këtë ikonë një vepër shumë të veçantë.

Nën këmbët e Krishtit mbin një hardhi, e cila shpërndahet në mënyrë simetrike në dy degë, të cilat formojnë vertikalisht gjashtë medalie rrethore në të cilat janë pikturuar portretet e apostujve.Ikona përmban shumë tekste biblike si nga Dhiata e vjetër ashtu dhe nga Dhiata e re./ATSH/

Share This Article