IKSHPK: Nuk ka koronavirus në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informata nga Klinika Infektive e QKUK-së për shtatë raste të dyshimta në COVID-19.

Në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar shtatë pacientët, në virusin SARS CoV-2 dhe të gjithë kanë rezultuar negative me virusin SARS-CoV-2.

Komunikata e IKSHPK-së:

Nga data 08.02 deri me 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 30 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 28 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për shtatë raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar shtatë pacientë, në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative me virusin SARS-CoV-2.

Nga data 01.02.2020 deri me 28.02.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 687 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 172 udhëtarë, Vërmicë 302, Merdare 170, Hani i Elezit 22, Dheu i bardhë 14 dhe Kullë 7 udhëtarë.

Share This Article