Iku Trump/Edi Rama nxiton me “pëlqimin” për Xho Bajden (FOTO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në zgjedhjet që u mbajtën në SHBA, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zgjodhi të heshtë dhe të mos e përsërisë gafën e katër viteve më parë kur doli në CNN për të sulmuar Donald Trump dhe për të shprehur përkrahjen e Hillari Klinton gjatë fushatës. Por kjo nuk do të thotë se ka qenë indiferent. Vetëm pak minuta pasi Xho Bajden shpalli fitoren në garën presidenciale, kryeministri i Shqipërisë ka nxituar të shprehë pëlqimin e tij për mesazhin e kandidatit demokrat, siç shihet në foton më poshtë. Nuk kishin kaluar as 4 minuta, kur Rama nxitoi me komandën like në Twitter për presidentin amerikan.

Share This Article