Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, u përmend nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ish-ministri i kërkoi gjykatës procesverbalin e seancës gjyqësore në të cilën SPAK rikualifikoi akuzën ndaj tij, ndërsa nga trupi gjykues ju tha se procesverbal ishte regjistrimi në audio i seancës.

“Mirë ne, por klienti si ta dëgjojë CD-në”, pyeti gjykatën avokati i Beqajt.

Ndërkohë, ish-ministri nga kafazi tha se “Do na duhet një Diella edhe këtu. Atëherë kërkoni edhe një kompjuter për mua në burg”.

Seanca gjyqësore e sotme u shty për të dytën herë radhazi për t’i dhënë kohë avokatëve të verifikojnë nëse i kanë të gjitha aktet e dosjes, plot 600 fashikuj në total. Seanca e radhës do të mbahet më 30 tetor. 

Share This Article